Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi vdekjen tragjike të Zhaneta e Anisa Josifit, të cilat vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja.
Andi Bora: Ka një konfirmim. Blerta kohët e fundit ka vuajtur nga një gjendje depresioni e rëndë, për të cilën është trajtuar. Kjo ka ndodhur përpara tre ose katër viteve.
Neli Demi: Unë nuk e di nëse ky informacion është plotësisht i saktë, përsa i përket termit depresion. Depresioni e bën personin të vuajë shumë, natyra e kësaj ngjarjeje nuk tregon praninë e depresionit. Fjala depresion keqpërdoret nga media. Depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv. Deluzioni si term do të thotë bindje e pandryshueshme që individët kanë nga mënyrat se si ndodhin gjërat. Mendja njerëzore është në gjendje që ta interpretojnë këtë fakt në interpretime të shumta. Gjërat që ne lexojmë, dëgjojmë, diçka që është jashtë nesh interpretohet brenda nesh. Trajtimi është me antidepresivë, trajton depresionin dhe ankthin. Gjërat nuk vihen re menjëherë. Nuk mund të nisemi nga disa të dhëna të kemi përfundime të gabuara.