.

Rikthehet COVID-19 në Krujë: Infektohen 12 persona, një grua në gjendje të rëndë tek Infektivi

COVID-19 rikthehet në Krujë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 në jete qytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë testuar 32 persona, por vetëm 12 prej tyre kanë dalë pozitivë. Mësohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e djeshme humbën jetën 2 pacientë të tjerë në spital Infektiv. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 81. Ndërkohë u konfirmuan edhe 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.