.

Qukës-Qafë Plloçë, Rama publikon fotot: Po mbarojmë rrugët e lëna rrugëve


Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto albumin nga kantieri në aksin Qukës –Qafë Pllocë, për të cilin shprehet se ishte një tjetër rrugë e lënë rrugëve.
“Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë” – shkruan Rama.