.

Kondicioneri përhap Covid? Studimi i fundit hedh poshtë gjithçka

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër. Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të keq-ajrosura, deklaroi Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve pranë OBSH-së.

Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve akuzonte ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.

Letra e firmosur nga ekspertët mund të ndihmojë të kuptohet më mirë rëndësia e ajrosjes së ambienteve të mbyllura, ku dhe rreziku i infektimit është më i madh.

Ndryshe nga sa mendohej deri tani, njëri prej firmëtarëve të saj, shkencëtari Italian Giorgio Buonanno, këmbënguli se ajri i kondicionuar nuk ka rol në transmetimin e infeksionit në rrugë ajrore./SHQIP