.

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin. Përplasen dy makina dhe një motor, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe tashmë janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës ku po marrin ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë rreth shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Nga raportimet e para bëhet me dije se dy automjete dhe një motor janë përfshirë në aksident, ndërsa mes 3 personave njëri prej tyre është më rëndë.