.

Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, zbulohet se çfarë po i tregonte Perez lojtarëve të tij në telefon

Real Madrid udhëtoi për në Bilbao ditën e djeshme ku fitoi 0-1, fitore që e mban 4 pikë larg Barcelonës në tabelën e klasifikimit.

Presidenti Florentino Perez ishte pranë ekipit në këtë transfertë delikate.  Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon presidentin e Realit që po i tregon diçka në telefonin e tij Modriçit dhe Lukas Vaskezit.

Shumë njerëz u bënë kuriozë se çfarë po i tregonte Perezi lojtarëve të tij në telefon, por në fund u zbulua se po i tregonte foto sesi do të dukej stadiumi “Santiago Bernabeu” pas punimeve që po kryhen.

Real Madrid po i luan ndeshjet në stadiumin “Alfredo di Stefano” pasi në “Santigao Bernabeu” po kryhen ende punime.