.

“Infektimet me koronavirus do të shtohen”, Bino dhe Brataj japin lajme jo të mira në Open

Në pjesën e dytë të emisionit Open, profesionistë të fushës dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë diskutuan rreth situates së shkaktuar nga koronavirus, rritjes së numrit të personave që kanë ndërruar jetë dhe të infektimeve të reja.

Te ftuar në studio ishin Skender Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare dhe Ilir Alimehmeti, mjek Epidemiolog ndërsa në lidhje skype: Silva Bino, Shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Vasil Llajo, President i grupit laboratorik “ Intermedica” Tiranë dhe Arben Manaj, korespondent i Top Channel në Londer. Alimehmeti dhe Bino i dhanë përgjigje pyetje se përse ka më shumë viktima gjatë këtyre ditëve se sagjatë pikut të epidemisë.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP paralajmëroi se gjatë dy javëve në vazhdim do të kemi rritje të numrit të personave të prekur nga Covid 19.

Për qytetarët skeptikë që thonë se “unë nuk njoh askënd që ka Covid”, kreu i Urgjencës Kombëtare beri thirrje që të tregojnë kujdes pasi virusi ekziston.

Udhetimi nga njëri shtet në tjetrin gjatë kësaj kohe është bërë shumë i vështirë. Arben Manaj tregon peripecitë e udhëtimit nga Londra drejt Tiranës.