.

Mbytet duke u larë në liqen një 16-vjeçar, policia jep detajet e para

Një djalë i ri, 16-vjeç ka humbur jetën paraditen e sotme. Ai kishte dalë për t’u larë në liqen, në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc.

Policia bën me dije se dyshohet që ai të jetë mbytur.

Kukës/ informacion paraprak.

Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.