.

Kreshnik Spahiu në Open: Para 2 muajsh SHBA rrëzoi Albin Kurtin, sot Evropa rrëzoi Hashim Thaçin

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri deklaratën e parë pas aktakuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. Thaçi tha se akuzat ishin të pabaza dhe se në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen. Situata në Kosovë është tema e diskutimit në pjesën e dytë në Open në Top Channel.

Në një lidhje me skype në Open në Top Channel Kreshnik Spahiu tha se aktakuzat erdhën për arsye të marrëveshjes që donte të bënte Thaçi me Vuçiçin.

‘Marrëveshja e fshehtë, e nxituar dhe duke lënë jashtë BE-në bëri që të publikoheshin aktakuzat. Para dy muajsh amerikanët rrëzuan Albin Kurtin, ndërsa kësaj radhe Evropa rrëzoi Hashim Thaçin. Në SHBA nuk do kishte marrëveshje ekonomike.

BE i ka vënë kusht Serbisë, dukë thënë se po njohu Kosovën do hyjë shpejt në BE. Serbia nuk është e interesuar për BE-në. U bënë aktakuzat sepse në marrëveshje kishte edhe pikën e amnistisë, ku Serbia nuk  njeh krimet mbi Kosovën.