.

Del vaksina e parë e koronavirusit, ja shteti që e prodhoi dhe kush do testohen të parët


Vaksina e parë e koronavirusit është gati: quhet Ad5-nCoV, i kaloi dy fazat e para të eksperimentimit klinik dhe tani nis fazën e tretë për verifikimin e efikasitetit.

Kina e aprovoi administrimin e saj për një vit tek ushtarët e vet. Në këtë mënyrë, do të dëshmohet sesa mbron vërtet kjo vaksinë kundër Covid 19.

Ad5-nCoV u zhvillua nga një ekip i Akademisë së Shkencave mjekësore ushtarake dhe nga CanSino Biologics.

Njoftimin e bëri vetë kompania bioteknologjike. Aktualisht, më shumë se gjysma e vaksinave të mundshme të identifikuara nga OBSH janë në fazë vlerësimi klinik e përfshijnë shumë kompani apo institute kineze.