.

Arsyeja pse bankat qendrore po shtojnë rezervat e tyre të arit gjatë pandemisë

Bankat qendrore duken të gatshme të blejnë më shumë ar në vazhdën e pandemisë Covid-19, tregojnë kërkime të reja.

Dhe arsyeja kryesore për këtë është frika nga një krizë tjetër financiare, sipas një raporti të fundit nga grupi Këshilli Botëror i Arit.

Bankat Qendrore kanë qenë kohët e fundit duke blerë ar në ritme të përshpejtuara. Banka të tilla kapën 650 tonë metrikë ari vitin e kaluar, i cili vlen më shumë se 36 miliardë dollarë me çmimin e fundit.

Dy janë arsyet kryesore pse bankat qendrore po fokusohen në blerjen e arit.

E para është frika nga një krizë financiare globale. Arsyeja e dytë është rendimenti i ulët deri në negativ i vazhdueshëm i borxhit të ekonomisë. Normat e interesit negative do të thotë që investitorët marrin mbrapsht më pak para sesa çmimi që paguajnë për sigurinë financiare.

Bankat qendrore kanë tendencë të blejnë ar, kur shohin mundësinë për ta marrë metalin me një çmim të mirë, diçka që po ndodh përgjatë pandemisë./SCAN