.

“Policia nuk ndëshkohet për shkeljet që bën”- Ballanca flet me shifra në Open

 

“Dritëhijet e Policisë” është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel. Në pjesën e parë e emisionit u fol për dhunën që ushtroi policia ndaj një 15-vjeçari.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se policia ka marrë një pushtet të tepërt dhe kjo vjen për arsye të pandëshkueshmërisë.

“Duke shikuar pandëshkuesmërisë, policia ka marrë një tagër që nuk i takon. Kemi 36 raste të shqyrtuara, për të cilët ka pasr ankesa. 11 punonjës policie janë nën hetim dhe vetëm për 2 punonjës janë dhënë vendime.

Prokuroria duhet të hetojë dhe gjykata duhet të dënojë. Pra kemi vetëm 2 punonjës policie për të cilët janë marrë vendime”- tha Ballanca në Open.