.

“Rritja e shifrave, si në ditët e ‘nxehta’ të epidemisë”, Tritan Shehu shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar për shifrat e larta të të infektuarve në vend ditët e fundit, që janë mbi 20 persona.
Sipas tij, “rastet e reja me Covid 19 tregojne se komedia e luajtur keto tre muaj nga Qeveria ishte nje deshtim tragjik.

Keto dite kemi aq raste te reja sa kishim edhe ne ditet me te “nxehta” te epidemise, ne fakt me teper ne institucionet shendetesore, duke vertetuar ate cfare ne kemi deklaruar per ate “Kurbe”!!!”.

Duke u bazuar në këtë panoramë, ish deputeti demokrat thotë se vendi sot “eshte jashte kontrollit nga ana epidemiologjike, me ekonomi te shkaterruar e demokraci te deformuar rende”.

“Kulmi i cinizmit arriti me “krimin ndaj njeriut” te shembjes se Teatrit nga qindra police e punonjes dhe me nxitje protestash sepse cenimi i demokracise eshte me i rrezikshem se sa ai Virus”.

Ndaj. “më keto kushte deshtimi te plote duhet aplikuar nje strategjie e re transparente, per te ndaluar perkeqesimin shendetesor e ekonomik:

1-Te vihen ne eficience te gjitha kapacitetet ekonomike te vendit, duke vendosur kontrolle rigoroze ne ato me te rrezikuara si Call Center, Fasonet etj.
2- Te shfrytezohen totalisht hapesirat e vendit si detet, ujerat, pyjet, parqet, klima, temperaturat, etj per te mbrojtur popullesine, duke stimuluar dekoncentrimin e saj nen disa rregulla.
3-Shteti te garantoje maskat e dizifektantet per te gjithe.
4-Te realizohet mbrojtja me pajisje e instruktimi i te gjithe personelit shendetesor, paresor e spitalor, testimi i tij, si dhe vigjilenca ndaj pacienteve.
5-Te realizohet testimi virusal i cdo qytetari me temperature mbi 37,5; ndjekja e plote e kontakteve te pozitiveve per 10 ditet e fundit, gjera qe kerkojne aktivizimin e mjekut te familjes.
6-Per keto tu krijohen lehtesite laboratoreve publike e private per tu pajisur me aparaturat e reja e realizuar keshtu egzaminimet e shpejta te PCR afer publikut.
7- Te stimulohen te gjitha kapacitetet laboratorike per te realizuar nje testim te gjere imunologjik ne popullesi.
8- Te ngrihet nje Komitet real specialistesh, qe te vendose edhe oponencen ndaj Qeverise”, shkruan Shehu.