.

Paditë e Aleancës për shembjen e Teatrit, përgjigjet SPAK: Kemi bashkuar kallëzimet, po hetojmë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ka qenë Aleanca që ka publikuar qëndrimin zyrtar të SPAK rreth kallëzimit të bërë në dhjetor dhe në maj për Teatrin.
Statusi i Aleancës
SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020. Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme.