.

A po shkon numri i të infektuarve në Britani drejt rënies? Shkencëtarët japin njoftimin me rëndësi: R-ja shënon…

Një lajm i mirë vjen nga Britania lidhur me situatën e koronavirusit, ku ekspertët bëjnë me dije se R-ja ka rezultuar midis 0.5 dhe 0.9.

Numri R tregon se sa personave të tjerë mund t’ia kalojë virusin një i infektuar.Nëse numri R qëndron nën 1, infektimet gradualisht ulen dhe pandemia vjen drejt fundit.
Këto shifra mund të jenë ngushëlluese për ata persona jashtë spitaleve pasi përhapja e koronavirusit nuk është aq alarmante si më parë.
Shkencëtarët dhe zyrtarët e qeverisë e kanë përdorur vlerën “R” për të përcaktuar se si duhet të menaxhonin përhapjen e koronavirusit dhe lehtësimin e masave bllokuese.
Deri më tani, numri i të prekurve në Britani ka arritur në 271,222, ku rreth 38 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë./Hapur.al