.

Me këtë foto nga deti, Alban Skënderaj zbulon një pjesë të projektit më të ri: Je spirancë në detin tim

Ndonëse nuk dihet ende se si do të funksionojë sezoni veror për të gjithë këngëtarët, disa prej tyre kanë zgjedhur të vazhdojnë të punojnë për të sjellë projekte të reja muzikore. I fundit që e ka treguar këtë ka qenë artisti i njohur, Alban Skënderaj i cili ka publikuar së fundmi një foto nga xhirimet e projektit më të fundit.

“Je spirancë në detin tim, je kripë e verës time. Së shpejti”, ka shkruar Albani krah postimit ku shfaqet buzë detit, duke shijuar rrezet e diellit me një veshje pranverore. Skënderaj nuk ka bërë të ditur një datë rreth publikimit të këtij projekti, por me siguri kjo këngë do të shoqërojë të gjithë fansat e Albanit për verën 2020.