.

Zakonet e pandemisë do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Kompanitë e mëdha në garë për tu përshtatur me konsumatorin

Kompanitë më të medha të shërbimeve të konsumit të përditshëm si Nestle, Lipton, Proctor&Gambel, po gjejnë mënyrat më të përshtatshme për tu shërbyer klientëve të tyre në këto kohë pandemie. Gjithashtu ata po mundohen të përshtasin nevojat e konsumatorve. Kompania Proctor&Gambel tre ditë në javë duke filluar që nga ora 07:00, drejtuesit kontrollojnë me njëri-tjetrin klientët e tyre. Pyetjet më të zako9nshme që i bëjnë njëri-tjetrit janë Çfarë po blejnë më shumë njerzit, si po ndryshojnë nevojat e tyre në këtë situat pandemike dhe a po godet kompania me produktet që po ofron.

Një nga drejtuesit kryesor financiar i kësaj kompanie Jon Moeller, u shpreh se : Ne duhet të qëndrojmë afër konsumatorëve dhe zakoneve të tyre, duhet të plotësojmë nevojat dhe dëshirat e tyre më shumë se kurr.
Diçka që bie në sy gjatë periudhës së pandemisë është edhe zhvendosja e blerjeve në internet, gjithashtu edhe se konsumatorët po blejnë më shumë produkte për shtëpinë dhe shëndetin e tyre dhe po ndërgjegjësohen akoma më shumë për koston e produktit, ndërsa po mundohen të kursejnë më shumë para.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanis së njohur Nestle(NSRGY) Mark Schneider është shprehur se kompania po punon jashtë orarit për të kuptuar se çfarë do të thotë kriza ekonomike për çdo produkt që ajo ofron në treg.
Nestlé është ndërmarrja më e madhe në botë e ushqimit dhe pijeve, ajo prodhon thuajse gjithçka duke filluar që nga drithërat e mëngjesit si Cheerios, petë e menjëhershme Maggi, akullorja Häagen-Dazs, kafeja Nescafé dhe uji i San Pellegrino.

Sipas Schneider, kjo është një punë interesante sepse pandemia do të vazhdojë dhe sipas tij pritet që të ketë dinamikë të ngjarjes nga kategoritë të ndryshme, sepse nëse nuk do të zgjasi disa vite do të zgjasi një çerek proçesi.

Në një mjedis ku gjithçka është e paparashikueshme dhe mund të ndryshoj brenda natës, kompanitë e mallrave të konsumit duhet të kuptojnë se cilat modele të reja të blerjeve janë të përkohshme, që të kontribuojnë në bllokimin e përbashkët të kësaj pandemie që mund të marri fund me ardhjen e një vaksine, e cila mund të kërkojë shumë kohë dhe është një proçes që do të zgjas.
Hanneke Faber, presidenti i ushqimeve dhe pijeve freskuese Unliver(UL) dhe çajin e njohur të markës Lipton është shprehur se : Ne po vlerësojmë tregun dhe nëse duhet të bëjmë ndryshime në produktet tona kryesore, çmimet dhe madhësitë e paketave do ta bëjmë.

Se si do të vazhdojë kjo situatë nuk dihet ende por ajo që duket qartë në stilin e ri të jetesës gjithashtu edhe distancimet shoqërore do të mund të bëjnë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si do të blihen mallrat e konsumit. Për shembull disa konsumator ose klientë kanë zgjedhur ti bëjnë blerjet online për të shmangur turmat, ose sepse disa dyqane ishin të mbyllura dhe duke qenë se kjo gjë u bë një mënyrë jetese, shancet për të vazhduar në këtë rrugë janë më të larta se sa konsumatorët të kthehen plotësisht te mënyra e vjetër e blerjeve.
“Sipas disa studimeve të bëra në Kinë thuhet se 3-6% të pjesës e blerjeve online do të jetë “ngjitëse”, gjeneratat e reja dhe dixhitale shihen si një mënyrë më e rehatshme për konsumatorët”, kanë thënë partnerët në firmën këshilluese McKinsey në bazë të hulumtimeve të zhvilluar lidhur me këtë çështje.
Hulumtimet e tyre zbuluan se tre kompanitë më të mëdha të lojrave elektronike në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj periudhe pandemike kanë shtuar më shumë se 500.000 lojra të reja, pra e thënë shkurtë një rritje më shumë se 30%.
Nestle ka shitur në dyqanet e saj rreth 30% të produkteve në nivel global në tre muajt e parë të vitit, ndërsa Proctor & Gamble raportuan 35% rritje të shitjeve në internet për të njëjtën periudhë.
Kriza e koronavirusit ka të ngjarë të jetë një “ngjarje e përparuar” për shitjet në internet të ushqimit dhe pijeve, pasi njerëzit që më parë nuk do të kishin blerë sende ushqimore në internet zbulojnë se sa i përshtatshëm është, tha Schneider, CEO i Nestle.

Shëndeti dhe higjena

Përveç blerjeve online, shëndeti dhe mirqenia ishin një trend i ri në rritjen e mënyrës së jetesës shumë përpara koronavirusit dhe gjatë pandemisë thjeshtë ky proçes është përshpejtuar.Konsumatorët janë duke larë duart dhe fshirë sipërfaqet e objekteve më shumë se më parë, ndërsa shitjete e lëngut të portokallit sepse konsiderohet i shëndetshëm dhe ka vitaminë C, është rritur.
“Ne jemi të sigurt se çdo gjë që ka të bëjë me shëndetin dhe mirqënien do të vazhdoj të jetë e qëndrueshme”, u tha drejtori i përgjithshëm i Unilever Alan Jope muajin e kaluar analistëve.
Unliver ka pasur numër të lartë shitjesh për produkte të tilla si Lipton Imunune Support, si dhe pije që përmbajnë zink dhe vitaminë C, tha Faber. Kompania po përshpejton përhapjen e këtyre produkteve në të gjithë botën, ndërsa ndër të tjera ka shtuar se shëndeti do të mbetet një përparsi për inovacionin e produkteve.
” Ne do të shërbejmë atë që ka mundësi të bëhet një nga gjërat që do të mbesin gjatë edhe pas pandemisë, higjena dhe pastrimi”, tha Proceller & Gamble’s Moeller, duke përmendur që konsumatorët amerikanë po i lajnë rrobat më shpesh dhe si pasoj po mbingarkohen lavanderit.
Shërbimet në shtëpi
Edhe kur vendet të fillojnë të rihapen restorantet, baret dhe kinematë ka të ngjarë që
njerzit nuk do të nxitojnë që të dalin përsëri.
“Mund të ketë më shumë gjasa që njerzit të kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe si pasojë do të gatuajnë më shumë në shtëpi dhe do të pastrojnë më shumë shtëpinë”, tha Moeller.
Me papunësinë në nivel të lartë njerzit do të kenë një buxhet shumë të vogël për ta harxhuar në kohën e loirë. Ata gjithashtu duke parë situatën mund të vendosin të kursejnë më shumë para.
Të dhënat e fundit nga Banka e Anglisë dhe Banka Qendrore Evropiane tregojnë se normat e kursimeve të familjeve u rritën në disa nga ekonomitë më të mëdha të Evropës në mars. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shtetet e Bashkuara, ku normat e kursimeve u rritën në nivelin e tyre më të lartë që nga viti 1981.
Për personat të cilët kanë shpenzuar para dhe kohë për shtëpit dhe kopështet e tyre duke i zgjuar edhe hobi të reja që më parë nuk i kanë ditur, të qëndruarit në shtëpi është bërë më tërheqëse./ Përshtatur nga CNN, Hapur.al