.

Kuvendi “sposton” tryezën e Reformës Zgjedhore

Seanca plenare që do të mbahet ditën e nesërme ka shtyrë mbledhjen e radhës së Këshillit Politik e cila ishte parashikuar të mbahej paraditen e nesërme.

Sipas Abcnews  ajo do të mbahet në orën 17:00 të pasdites së nesërme. Në mbledhjen e djeshme Këshilli Politik arriti konsesus për kuotat gjinore dhe financimin e partive politike.

Dje u pranua nga të gjitha palët që periudha zgjedhore të zvogëlohet nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori-15 nëntor.

Ndërsa në fund të mbledhjes opozita u tregua e vendosur për  kushtin e garantimin të lirisë dhe fshehtësisë së votës.