.

I varrosur deri në grykë dhe i rrethuar nga flakët, rituali i pazakontë i priftit për të ndalur COVID-19


Një prift në Indi ndërmori një ritual të pazakontë për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Srinivasa Siddhar nga shteti jugor i Tamil Nadu-së, varrosi veten deri në grykë dhe e rrethoi me zjarr me shpresën për të ndalur krizën globale.

Mjaft i dedikuar prifti qëndroi gjatë i varrosur dhe i rrethuar nga flakët, për plot tetë orë, me shpresën se me këtë veprim, COVID-19 do të shuhej.

Ky ritual quhet “Dawa Puja” dhe ndodhi më 22 maj.

“Puja është adhurim ose ritual i cili kryhet nga hindutë dhe budistët për t’i ofruar homazhe dhe lutje një ose më shumë zotave, ose për të festuar shpirtërisht një ngjarje”.