.

Hapja e plazheve/ Klosi: Ja çfarë do të ndodhë me 1 qershor

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli për situatën ku ndodhet sektori i turizmit gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Klosi tha se me datë 1 qershor do të hapen plazhet por duke pasur kujdes dhe respektuar rregulllat.

‘Jua tha kryeministri shumë qartë. Më 1 qershor hapen plazhet. Do të vendosen shezllonet në plazhe, por nuk do të lejohen beach baret direkt. Ne hapëm hotelet, pastaj hapëm restorantet dhe tashmë po bëhemi gati për të hapur plazhet.

Çdo gjë që do të hapet gradualisht. Kjo hapje po bëhet me anë të rregullave të paracaktuara.