.

Video/ Tërmeti me magnitudë 5.6 godet Zelandën, kryeministrja habit me reagimin në transmetim live

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern qëndroi e qetë gjatë një tërmeti në TV live të hënën në mëngjes.

Ajo e ndërpreu prezantuesin në AM Show Ryan Bridge për t’i thënë atij se kishte një tërmet që po ndodhte, përpara se të buzëqeshte dhe të vazhdonte me intervistën.
Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla.