.

“Unë jam shqiptar”, këngëtarët nga Zvicra, këngë për Teatrin Kombëtar (Video)

Marco e Dario Zappa janë muzikantë nga Zvicra, prej vitesh të pranishëm me koncertet e tyre në Shqipëri dhe në Ballkan.
Ata i kushtuan një këngë teatrit dhe shembjes së tij me një muzikë dhe tekst prekës, duke përdorur edhe fjalë shqip.
Kënga ka edhe pamje nga shkatërrimi i godinës së Teatrit. Aty shihet aksioni i policisë për të shembur godinën e TK-së.
Ndërsa, në video ka edhe parrulla në mbrojtje të Teatrit. “Nuk e bëri tërmeti, e bëri pushteti”. Ndër të tjera, Zappa shprehet se edhe “unë jam shqiptar”.
“Shuat një qiri që ndriconte qytetin. Përse?”, thuhet ndër të tjera në teksin e muzikës. Më tej, në tekst nënvizohet edhe se “dhuna e një pushteti të kujton të kaluarën”.