.

Shqetësuese! Regjistrohet rasti i dytë i transmetimit të koronavirusit nga kafsha te njeriu


Ministria holandeze e Bujqësisë njoftoi se kishte identifikuar një tjetër rast të transmetimit të koronavirusit nga një kafshë te njeriu, rasti i dytë ky brenda një jave.

“Sipas informacionit ka shumë të ngjarë që të paktën një nga tre personat e infektuar të infektohej nga një vizon”, shkroi ministrja e Bujqësisë, Carola Schouten në një letër drejtuar parlamentit holandez.

Një rast i ngjashëm në një tjetër fermë u bë publik javën e kaluar dhe si pasojë u vendosën masa të rrepta mbrojtjeje.

Rasti i ri i raportuar ka ushtruar presion ndaj Schouten, ku veterinerët e akuzojnë se po nënvlerëson rrezikun e kalimit të infeksionit nga kafshët te njeriu.

Ekspertët thonë se fermat me numër veçanërisht të lartë të kafshëve të infektuara duhet të pastrohen.