.

‘Nuk bëhet Reforma në Drejtësi me Arta Markun’- plas debati mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut

Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Debati nisi kur Bushati tha se nuk mund të bëhet drejtësi me Arta Markun.

Pjesë nga debati:

Bushati: Nuk mund të bëhet Reforma në Drejtësi me Arta Markun.

Baton Haxhiu: Arta Marku është produkt i kësaj shoqërie.

Bushati: Është produkt i Usli Manjës. Ke 3 emisione që po përpiqesh të teorizosh krimin. Unë them ja gjurmën, ti bën teori.

Baton Haxhiu: Krimi është produkt i shtetit që nga vitet 90.

Bushati: Sa persona të arsimuar jashtë ka marrë ky sistem. Asnjë.

Baton Haxhiu: Nuk vjen askush prej tyre. Nuk të vinë ato.