.

Greqia rihap ishujt për turizëm, kryeministri Mitsotakis: Vizitorët i presim nga 15 qershori

Pas 15 qershorit, Greqia pret turistë nga jashtë. Kështu deklaroi kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis. Autoritetet vendosën që të hënën që të hiqnin ndalimin për të udhëtuar në ishuj, për t’i dhënë vrull turizmit.
Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe një karantinë dy-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi.
Por turistët nga vendet me nivele të larta infeksioni nuk do të lejohen fillimisht të vizitojnë. Kujtojmë se Greqia ka konfirmuar 2.878 raste, ndërsa janë regjistruar 171 vdekje.