.

Pas disa ditësh “qetësi”, regjistrohen 2 raste me Covid-19 në Fier (Detaje)

Pas disa ditësh “qetësi”, e ndërkohë që është shpallur zonë e gjelbër, konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Fier.

Gazetarja e “Panorama” bën me dije se dy rastet e reja janë kontakte të farmacistit të infektuar në këtë zonë, pasi banojnë në të njejtën lagje.

Ata janë një çift bashkëshortësh rreth moshës 60 vjeç. Në familjen e tyre janë edhe dy djem, 22 dhe 25 vjec, të cilët kanē rezultuar negativë.