.

Agjencia Italiane e Ilaçeve: Vaksina gati midis pranverës dhe verës 2021

Drejtori i përgjithshëm i AIFA, (Agjencia Italiane e Ilaçeve) Nicola Magrini gjatë një konference për shtyp tha se “Koha më e arsyeshme për të menduar se do të kemi gati vaksinën anti Covid është midis pranverës dhe verës së vitit të ardhshëm”.

Nuk mendoj se do kemi gati vaksinën në muajin shtator të këtij viti” – tha Nicola Magrini, duke shtuar gjithashtu se “tani për tani ka 4-5 vaksina premtuese”.

Ndërkohë studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë deklaruar se deri në muajin shtator do të jenë në gjendje të prodhojnë 400 milionë doza vaksine dhe brenda një viti deri, 1 miliard doza.

Kompania ka njoftuar gjithashtu se po punon në marrëveshje të tjera paralele me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një “furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurës , gjatë pandemisë”/Shqiptarja