.

Kryemadhi komenton marrëdhënien me Bashën: Jemi tipa të ndryshëm por kemi një objektiv

 

Në Open në Top Channel u fol për shembjen e Teatrit Kombëtar ku është e ftuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi foli edhe për marrëdhënien me Lulzim Bashën, ku tha se janë dy tipa të kundërt por që I bashkon një objektiv.

Në 2 protestat e fundit jeni parë larg Bashës, a ka një çarje mes jush?- e pyeti Eni Vasili.

‘Hall i madh me ju. Kur rrimë afër na thoni pse rrini kaq afër. Kur rrimë larg, thoni pse rrini kaq larg. Jemi dy tipa të ndryshëm që na bashkon një objektiv.

Unë vrapoj më shpejt. Ai është më europian. Unë them ja ha veshin, ai thotë kushtetua, ligji. Por që kemi një objektiv të përbashkët’- tha Kryemadhi.