.

Rasti shpresëdhënës! Rezultatet e vaksinës kundër COVID-19 dalin pozitive

Rezultatet e para të provave të një vaksine kundër Covid-19 tek njeriu, kanë qenë shpresëdhënëse.Kompania amerikane ka bërë me dije se deri më tani, përfundimet e provave të bëra për vaksinën tek një grup prej 8 vullnetarësh kanë rezultuar pozitive.

Këto rezultate treguan se tek secili nga pjesëmarrësit u prodhuan antitrupa si përgjigje, që shkojnë paralel me atë që është parë tek njerëzit që kanë vuajtur nga kjo sëmundje. Ekspertët sugjerojnë se kjo vaksinë me shumë gjasa është e sigurtë për t’u përdorur tek njerëzit.

Edhe pse këto përfundime të kryera vetëm në hapin e parë të provave klinike, janë pozitive nuk tregojnë se kemi një studim përfundimtar të saktë apo se vaksina do të funksionojë. Eshtë ende herët për ta thënë këtë, por padyshim kjo është një shenjë që inkurajon ekspertët dhe qeveritë të vazhdojnë betejën kundër pandemisë me optimizëm.

Në studimin e firmës amerikane u pa se të tetë vullnetarët prodhuan antitrupa të cilët më pas u testuan në laboratore dhe ndaluan virusin të përsëritej. U vu re se sa më e madhe të ishte doza e vaksinës aq më shumë antitrupa prodhonin njerëzit.

Sidoqoftë, ka ende shumë pyetje që ngrihen pas rezultateve të tilla që kërkojnë kohë dhe studime të tjera pasuese deri në krijimin e një vaksine të sigurtë për njeriun.

Burimi: The Guardian