.

A do ndërtohen kulla pas Teatrit Kombëtar? Ja si përgjigjet Mazniku në Open

Në Open në Top Channel u fol për shembjen e Tearit Kombëtar. I ftuar në Open në Top Channel, nën-kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i cili foli për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mazniku foli edhe për kullat pas Teatrit Kombëtar.

A do ndërtohen kullat pas Teatrit Kombëtar?- e pyeti avokati Adriatik Lapaj.

‘Në truallin e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet vetëm Teatër Kombëtar. Në pjesën tjetër të Tiranës mund të ndërtohet çfarë do. Mund të ndërtohen parqe, apo biznese. Zona pas teatrit është njësoj si e gjithë zona tjetër e Tiranës’- tha Mazniku.