.

FSHF vendos datën për rifillimin e sezonit, i kalon “topin” qeverisë


3 qershori është data e fiksuar nga FSHF për rifillimin e sezonit. Në këtë përfundim kanë dalë pas mbledhjes që Federata zhvilloi me dhjetë presidentet e Superligës.
Ky vendim, kjo datë e fiksuar nga FSHF kërkon tashmë miratimin nga ana e qeverisë për rifillimin e sezonit futbollistik.
Pas dy raundeve bisedime me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, FSHF vendosi të mbledh këtë të mërkurë të gjithë presidentet e Superiores.
Që nga ora 11:00 të dhjetë presidentët e elitës së futbollit shqiptar nisën diskutimin me presidentin e FSHF-ës Armand Duka ku ky i fundit do ti njohu me protokollin sanitar final që i kanë paraqitur MSH.