.

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare, arrestohet 37 vjeçari

Policia në Maliq ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeç. Vajza ka denoncuar babain e saj për ngacmimet dhe ky i fundit sot është vendosur në pranga nga policia.
Njoftimi i Policisë:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.