.

“PD do viktima”, Rama akuza të forta opozitës nga Open

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës, e cila sipas tij do më shumë viktima nga COVID-19 dhe më shumë halle.

“Ka një dëshpërim nga PD dhe Basha që nuk ka më shumë të vdekur dhe më shumë hallë”, deklaroi kryeministri në OPEN.

Shefi i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave të Sali Berishës, të cilin e quajti shefi i shërbimeve funerale.

“Kur thuhen gjëra të tilla, me apo pa dashje shkohet në kokluzione. Lideri legjendar i PD është në kërkim të kufomave çdo ditë që flet për funerale të fshehura ku varrosen të vdekur. Ka një dijeni të drejtpërdrejtë nga shefi i shërbimeve funerale”, tha Rama.