.

Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s: 1,5 milionë maska e 800 ventilatorë

 

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për t’i dhuruar pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Përmes një letre zyrtare më 27 mars, qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore (800 ventilatorë e 500 monitorë) dhe mjete mbrojtëse për stafin spitalor, (1,5 milionë maska të ndryshme e 200 mijë veshje).

Qeveria njofton NATO-n se ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit dhe se po mundohet të përgatisë ambiente të reja për karantinimin dhe shtrimin e të prekurve. Për këtë në listën e kerkesave janë dhe 500 shtretër dhe 500 sete me pajisje për shtretërit.

Sipas të dhënave të periudhës 9-27 mars, niveli i prekjes nga pandemia në Shqipëri është 6 në 100 mijë qytetarë, ndërsa në Tirana është pothuaj 3 herë më e lartë, 1107 në 100 mijë qytetarë.

Edhe Maqedonia e Veriut e Mali i Zi i kanë kërkuar ndihmë NATO-s për mjete e pajisje spitalore.

Lista me pajisjet e kërkuara nga qeveria shqiptare:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP
2 mije kaska mbrojtëse NIV
200 njësi monitorimi kontrolli
1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit
300 mijë Doreza nitrile 230 mm
200 mijë Veshje për mjekët
1 milion maska kirurgjikale
500 mijë maska FFP3
500 monitorë për shumë parametra
500 pompa shiringe
300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)
500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)
500 shtretër me dyshekë
500 pajisje për shtretërit
500 dollapë për veshjet./Exit.al