.

Emocionojnë artistët e njohur shqiptarë, sjellin “Shqipëri o vendi im” nga shtëpitë e tyre. Himn për jetën, inkurajim e mirënjohje për mjekët


Një nismë e bukur në këto ditë të vështira për gjithë botën. 50 artistë shqiptarë janë bërë bashkë nga shtëpitë e tyre duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e njohur “Shqipëri o vendi im”. Nën organizimin dhe dirigjimin e e Suzana Turkut artistët sollën këngën në kushtet e distancimit social. Video mesazhi është inkurajim mirënjohje për mjekët dhe infermierët që luftojnë për të shpëtuar jetën e shqiptarëve të prekur me COVID-19!