Policia ka goditur në Durrës një grup të shpërndarjes së drogërave të forta. Si rezultat i aksionit kanë rënë në pranga tre persona mes tyre edhe një femër.
Të arrestuarit janë 28-vjeçari E. Ç., i cili ishte edhe organizatori, 20-vjeçari F.K., i cili kishte rolin e shpërndarësit dhe bashkëpunëtorja e tij, M.M. 20-vjeç. Droga e llojit heroinë dhe kokainë shitej në Durrës me doza, që varionin nga 40-100 euro.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një sasi prej 0.5 kg heroinë dhe kokainë, si dhe rreth 5 milion lekë të vjetra të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.