.

‘Ju nuk keni një plan për biznesin e madh’- Kadia debaton me ministren e ekonomisë për paketën ekonomike

 

Në Open në Top Channel Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj foli për masat e qeverisë për ekonominë në pandeminë e koronavirusit.

Ministrja u përball me analistat Neritan Sejamini dhe Besart Kadia. Kadia tha se qeveria akoma nuk e ka një plan ekonomik për bizneset e mëdha.

“Akoma nuk ka një plan për bizneset e mëdha. Sot doli kryeministri foli dhe tha se do ta shohim. Tani nuk ka çfarë shikohet, tani duhet të veprohet. Bizneset e mëdha po heqin punonjësit nga puna. Fasoneritë po mbyllen dhe heqin punonjësit nga puna”- tha Kadia.

“Kemi plan dhe kemi nisur dëmshpërblimet.  Port hemi do ta shohim pasi nuk mund ta parashikojmë kur përfundon kjo pandemi. A e dini ju zoti Kadia kur mbaron pandemia- tha ministrja Denaj.