.

Gjesti human i Kim Kardashian, dhuron 1 milionë euro për të prekurit me koronavirus

Kim Kardashian dukej e mahnitshme e veshur me bikinit e linjës së saj SKIMS. 39-vjeçarja postoi një fotografi tërheqëse në Instagram, në të cilën modelonte disa nga veshjet e markës së saj dhe dukej rrëzëllitëse si gjithmonë.

Ylli televiziv ka bërë të ditur që kompania e saj e veshjeve “Skims” do të dhuroje 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit dhe familjet e prekura nga COVID-19.

Kim këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku po ashtu bëri të ditur se koleksioni do të dalë në shitje me 30 mars duke filluar në orën 9 të paradites.

“Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj se @SKIMS ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19. Të hënën, ne do të rivendosim koleksionin që filluam së pari dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, ka shkruar Kim./TCH