.

Rekord viktimash/ Spanja në një linjë me Italinë 24 orët e fundit, 72 mijë të prekur në total


Spanja ka regjistruar sot një rekord të zi viktimash nga koronavirusi teksa 832 persona ndërruan jetë vetëm 24 orët e fundit.

Siç ishte paralajmëruar Spanja tashmë ka intensitetin e Italisë sa i përket viktimave pasi tek kjo e fundit në 24 orët e fundit 889 persona ndërruan jetë, një shifër e afërt me atë të Spanjës.

Sa i përket të prekurve, Spanja regjistroi 8 mijë më shumë sot po aq sa Italia duke e çuar në 72 mijë persona të prekur totalin.