.

“Duket sikur në organe të ka hyrë një silur”, deputeti me koronavirus letër nga spitali

 

Deputeti Adriatik Alimadhi ka adresuar nje leter nga spitali per qytetaret dhe per mediat nje dite pasi u be publik rasti i tij i prekur me koronavirus. Ai thote se ky virus eshte si nje silur qe te hyn ne organe ndersa lutet qe askush te mos e provoje infektimin.

Statusi:
Me thene te drejten jam i mahnitur nga solidariteti i shoqerise sone shqiptare.

Kjo tregon se kush jemi Ne, Rraca Shqiptare dhe sa interesohemi e sa bejme per njeri-tjetrin. Arrijme te gjejme kurajon dhe forcen ne te tilla raste qe eshte i domosdoshem per secilin nga ne. Kjo tregon qe jemi nje popull vital dhe me energji shume pozitive, ky eshte shembull per te gjithe boten mbare.

E them kete sepse kam pasur me mijera sms, telefonata, doktore nga vende te ndryshme te botes por Shqiptare te mire, nga Amerika, Anglia, Italia, Suedia, Australia e larget etj, te cilet me kane derguar receta te ndryshme per llojet e ilaçeve.

Jam me ju dhe i’u shpreh mirenjohjen time te thelle per secilin nga ju.

Nje falenderim per te gjithe gazetaret, portalet, televizionet, mediat te shkruara dhe vizive te cilat me kane marre ne telefon apo me kane derguar nje sms. E kam pasur te pamundur per tju kthyer pergjigje. Ju kerkoj te falur sinqerisht.

Me keni kerkuar qe te isha prane ekraneve tuaj, por nuk mendoj qe problemi im shendetesor te paraqitet ne trajten politike, sepse ka edhe nga ata shqiptare qe mendojne ndryshe mga une.

Ndaj dhe per kete kam menduar te mos jem i pranishem prane jush. Besoj se me mirekuptoni.
Jam ne kushtet e regjimit spitalor, ajo qe eshte me e rendesishme jam me mire me shendetin tim.
Keshilla ime per ju eshte:
Ruhuni, beni kujdes, rasti me ra mua, uroj qe askush nga ju te mos preket nga ky virus i rende dhe vrases, ky te jep shenjat sikur ne organet tuaja te brendshme futet nje silurus dhe kerkon t’i pushtoje ato. Sigurisht qe askujt mos i rente per pjese.

Thjesht ruhuni, kontakt sa me pak dhe te kujdesshem per ju dhe familjaret tuaj.
Ju pershendes te gjitheve
Adriatik Alimadhi