.

Spanja lë pas Kinën për viktimat nga COVID-19, përkeqësohet situata


Spanja kalon Kinën sa i përket numrit të viktimave për shkak të COVID-19. Numri i tw vdekurve sot shkoi në 3434 persona, ku vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 738 persona, me një rritje prej 27% krahasuar me të martën.

Në Kinë, ku pandemia është vënë në kontroll, numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 3287.

Me të tilla shifra, Spanja kthehet në vendin e dytë në botë për numrin etë vdekurve me koronavirus, duke qenë më pak se sa Italia, ku sot numri i viktimave shkoi në 7503.

Në Spanjë një problem tjetër shqetësues është fakti se janë infektuar mbi 5 mijë pjesëtarë të sistemit shëndetësor, duke e kthyer në më shumë problematike situatën.