.

Pa maska dhe dorashka, Rama zbret në terren për të inspektuar tregjet:Problem mbeten të moshuarit, aman mos më shkruani për…

Kryeministri Edi Rama ka zbritur sot në terren për të parë nga afër situatën në tregjet e Tiranës.
Teksa publikon disa foto nga takimi me qytetarët, kreu i qeverisë shkruan se në disa tregje situata ishte mjaft pozitive, por sipas tij, problem mbeten ende pensionistët që dalin nga shtëpia.

Mesazhi i Ramës:

🔴 SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

🔴 PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka😊
E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍