.

“Koronavirus dhe paketa ekonomike e SHBA-së”, flasin në Open gazetari Ervin Toti dhe mjekët Elion Braçe, Gentian Toshkezi

 

Në Open në Top Channel po flitet për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të treguar më shumë rreth situatës atje folën më një lidhje skype mjekët: Elion Braçe, Gentian Toshkezi dhe gazetari Ervin Toti.

Situata në New York është shumë problematike. U është kërkuar që të gjithë shtetasit e New Yorkut që lëvizin në shtetet e tjera të vetëkarantinohen. Ka edhe shtete të tjera të cilat kanë një numër të ulët të rasteve. Paketa ekonomike pritet të votohet në Kongres. Ekonomia e SHBA-së I intereson presidenti Trump për shkak të zgjedhjeve në nëntor- tha gazetari Toti.

Ndërsa mjeët Elion Braçe, Gentian Toshkezi folën për protokollet e përdorara për shërimin e pacientëve. Ka një numër të lartë vdekjesh edhe nga gripi normal. 2 medikamentet e cituara nga Trump mund të përdoren dhe po japin efekt. Paketa ekonomike e Trump është më e madhja në historinë e SHBA për një rast pandemie. 2 trilion dollar do të futen në ekonominëe SHBA në forma të ndryshme- thanë mjekët.