.

Arben Manaj në Open: Anglezët e kanë marrë si një shaka pandeminë e koronavirusit

 

Boris Johnson në fillim u duk neglizhent ndaj koronavirusit. Por tani kryeministri i Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim duke vënë masa të rrepta përparandalimin e virusit Covid-19.

Gazetari Arben Manaj foli në Open në Top Channel duke treguar situatën atje. Sipas Manaj tani ka nisur ndërgjegjësimi por jo plotësisht.

“Tani ka nisur ndërgjegjsimi i qytetarëve por jo plotësisht. Qytetarë këtu e kanë marrë si një shaka. Këto ditë ishin me mot shumëtë mirë dhe qytetarët kanë dalë në park shpesh herë edhe pse është e ndaluar pasi vetëm një herë në dtë lejohet të dilet në park. Po ashtu një ndër gabimet e qeverisë Johnson është masat e pamarra në metro”- tha Manaj.