.

Pas Tom Hanks dhe bashkëshortes, një tjetër aktori i njohur infektohet me koronavirus

Koronavirusi nuk kursen as personazhet e njohur. Pas Tom Hanks dhe bashkëshortes së tij, Rita Wilson, aktores së filmit, ‘James Bond’, Olga Kurylenko, një tjetër aktor i njohur infektohet me koronavirus.

Aktori i “Hollywood”-it, Idris Elba ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në “Twitter” se është i infektuar me koronavirus, por se nuk ka ndonjë simptom dhe ndodhet në vetëizolim që nga dita e premtja.

Tek shumica e personave, koronavirusi i ri shkakton simptoma jo të theksuara, si kollitja dhe temperatura. Elba përmes videomesazhit në “Twitter” ka theksuar se bashkëshortja e tij ende nuk i është nënshtruar testit, por ndihet mirë.