.

“Kështu do ta mundim virusin ne!” Zbathur dhe sportiv, Erion Veliaj publikon videon me Kajan në shtëpi.

 

 

Përpos detyrës së kryebashkiakut që e gjen shpesh herë në terren, Erion Veliaj po i kalion këto ditë me familjen në shtëpinë e tij!

Kryebashkiaku na ka dhënë sot një ide se çfarë ndodh brenda banesës së tij, pasi ka publikuar një video të këndshme me të birin Kajan.

“Gati për luftë, kështu do ta mundim virusin ne?,”-i thotë Veliaj të birit në videon ku shihet zbathur dhe i veshur sportiv, duke u përqafuar me të birin.

Ai e ka shfrytëzuar këtë moment për të dërguar edhe një mesazh për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e Koronavirusit dhe për të mbrojtur gjyshërit.

“Baba, ne do rrimë në shtëpi! Veç kështu ndihmojmë gjyshet e stërgjyshen që i kemi shumë xhan e që nuk duhet të sëmuren,”-shkruan kryebashkiaku krahas videos.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 51 të infektuar me COVID-19 dhe një viktimë në Durrës, një e moshuar që kishte qenë në Itali.