.

Manifestimi i Presidentit dhe çdo të ndodhë në 15 Mars me shpërndarjen e Parlamentit? Debate dhe analiza në Open

Andi Bushati, Carlo Bolino, Enton Abilekaj, Neritan Sejamini, Kejdi Mehmetaj dhe Kreshnik Spahiu ishin të ftuarit e emisionit Open të hënën në mbrëmje në Top Channel. Ata analizuan tubimin e thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës dhe debatuan mes tyre për qëndrimet politike që po mban Kreu i Shtetit.

Në nisje të emisionit, Eni Vasili shtroi pyetjen nëse kthimi i ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nënkuptonte një “tërheqje” të Presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit apo jo? Opinionet për këtë çështje ishin të ndryshme

Debati u ndez shumë shpejt dhe ata që u përplasën të parët në Open ishin Kreshnik Spahiu dhe Kejdi Mehmetaj. Pasi Spahiu e quajti ish deputeten e LSI-së “çupë”, Mehmetaj reagoi duke thënë se Shqiptarët e dinë mirë përse është i mllefosur ish-Kreu i Aleancës Kuq e Zi.

Mehmetaj dhe Bolino replikuan mes tyre për ligjin e miratuar nga Qeveria i cili nuk i detyron anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen në Presidencë.

Por a është kompetencë e Presidentit, shpërndarja e Parlamentit? Ja si përgjigjet juristi Kreshnik Spahiu

Fjalimi i mbajtur nga Presidentit Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” futi në debat Sejamini dhe Bolinon. Problem më i madh është fakti që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo që Presidenti flet politikisht?

Çfarë tregoi masiviteti i pjesëmarrjes në tubimin e thirrur nga Presidenti, a ka një dualitet mes Metës dhe Bashës? Bushati: njerëzit që mbështesin opozitarizmin duan përballje. Bolino: Meta defaktorizoi Bashën. Abilekaj: Meta dhe Basha kanë të njëjtin qëllim me rrugë të ndryshme. Sejamini: Opozita duhet t’i japë shqiptarëve vizion dhe ekip.

Në Open u komentuar edhe deklarata e Ambasadores së SHBA në Tiranë për flamurin Amerikan. Sipas Kreshnik Spahiut ky ishte një mesazh për t’i thënë Ilir Metës hiq flamurin nga dora. Pas kësaj deklarate reagoi ashpër Kejdi Mehmetaj

“Edhe në bikini femrat mbajnë flamurin Amerikan”, Andi Bushati: reagimi i ambasadores Amerikane Yuri Kim ishte kundër Ilir Metës.

Të ftuarit e Open bënë edhe një parashikim për atë se çfarë pritet të ndodhë më 15 Mars. Opinionet e Spahiut, Bushatit, Bolinos, Sejaminit, Abilekjat dhe Mehmetajt

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm