.

“Vrasësi i burrit të saj jeton në Shqipëri pasi u arratis nga Gjermania me emër të rremë”- Bild: Kush është Marigleni?

 

Vejusha Sonya K. 28- vjeçe nuk mund të besojë se autori që i vrau bashkëshortin jetoi në Leipzig me një identitet të rremë dhe ishte në gjendje të shpëtonte pa u shqetësuar.

Në gusht, vrasësi qëlloi pronarin e ri Emrah K. 24- vjeç me disa të shtëna në pjesën e sipërme të trupit në një lokal, më pas u largua pa gjurmë. Deri më tani, ai nuk është kapur.

Arsyeja: Vrasësi jetoi me vite me emrin e rremë Andreas T. në Gjermani, e më pas u largua prej andej me emrin e vërtetë.

Në një letër që është në dispozicion të BILD, prokurori publik pranon se deri tani ka hetuar një “fantazmë”.

“Në rrjedhën e hetimeve deri më tani, ka dalë që emri i vërtetë i të dyshuarit është Mariglen M. dhe se ai ishte në Gjermani nën të dhënat e rreme personale“, thotë prokurori.

Procedurat ndërkombëtare të kërkimit kanë nisur tashmë. Sipas informacionit të BILD, vrasësi i arratisur jeton në vendlindjen e tij në Shqipëri.

“Asnjëherë nuk kam menduar që diçka e tillë do të ishte e mundur në Gjermani. Si mund të regjistroheni thjesht nën emrin e rremë dhe askush nuk do ta vërë re?”- thotë Sonya K.

Gjatë procesit, ndodhi edhe diçka e çuditshme. Sonya K., mori një letër nga policia në janar me letrat personale të burrit të saj. Një afishe me emrin e të dyshuarit u u vendos aksidentalisht në dokumente. “Andreas T.” ishte shkruar mbi të – emri i rremë i vrasësit/panorama