.

Rritja e çmimit të maskave dhe dizifektantëve, Erion Braçe publikon faturën: Shikoni, turp! Është biznes i neveritshëm!

Zv. kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka publikuar një denoncim nga një qytetar i cili dërgon faturën me çmim të rritur të dizifektantit të duarve pasi është rekomanduar në masat ndaj koronavirusit.

Braçe thotë se rritja e çmimit nga 90 lekë një ditë më parë në 180 lekë sot është një biznes i neveritshëm duke përdorur kujdesin e njerëzve.
Po ashtu ai ka bërë apel që të paktën organet fiskale të bëjnë detyrët ndaj abuzuesve.

STATUSI I ERION BRAÇES

Shikoni,
kjo qe po beni me
DIZIFEKTANTIN E DUARVE,
duke perdorur kujdesin e shtuar te njerezve ndaj KORONAVIRUSIT,
ESHTE TURP!
Nga 90 leke nje dite me pare,
180 leke sot!
Eshte turp!
Eshte biznes i neveritshem!

Ne nje rast te ngjashem dje ne Milano,
prokuroret hapen hetim menjehere.

Ketu s’eshte si ne Milano ndonjehere,
keshtu qe minimumi organet fiskale te bejne detyren!

VO: denoncimi vjen nga nje qytetar ne Tirane!