.

Përhapja e koronavirusit në Itali, gati për tu testuar tek pacientët vaksina nga SHBA

Mundësia për të pasur një vaksinë që lufton koronavirusin duket se po afron.Një kompani amerikane bioteknologjike ka bërë me dije se ka dërguar grupin e parë të vaksinave eksperimentale mRna-1273 tek Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.
Mesa duket do të kryhet faza e parë e eksperimentimit të vaksinës në një numër të vogël njerëzish(20-25 veta) deri në fund të prillit.
Vaksina bazohet në një nga teknologjitë më të përparuara dhe përdor sekuencën e materialit gjenetik të koronavirusit.Rezultatet e para mund të merren në muajin korrik-gusht.
Kujtojmë se ditët e fundit Kina njoftoi se kishte fillur testimet e para tek kafshët dhe se studimi laboratorik zgjati 3 javë.
Studiuesit thanë që studimi i parë shkoi “siç pritej” dhe se materiali i krijuar ka vetitë që i lejojnë ekipit të vazhdojë me zhvillimin e vaksinës./tgcom24, pershtati Hapur.al